Uji Dea

Gërvalla për qortimet nga SHBA: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s’janë provokime

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një panel diskutimi gjatë ditë së martë në Bled të Sllovenisë ka folur edhe për reagimet e aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, shkruan Gazeta Express.

Gërvalla ka thënë se raporti i Kosovës me aleatët shkon shumë përtej punëve ditore që bëhen, duke kujtuar ndihmën e NATO-s për çlirimin nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit.

“Raporti i Kosovës me partnerët shkon përtej punëve ditore që ne po bëjmë. Kosova është storie suksesi e Perëndimit. Kosova është një storie suksesi e SHBA-së dhe Evropës sepse na u dashtë NATO që të ndalte gjenocidin dhe të sillte liri për njerëzit tonë. Prandaj raporti ynë shkon shumë përtej asaj që ne jemi duke bërë në disa pjesë të vendit”, ka thënë Gërvalla, raporton Express.

Kryediplomatja kosovare ka përmendur edhe çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se do të vazhdohet hapja e urave, sepse ato s’janë për të mbetur aty me simbole të vjetra të Sllobodan Millosheviqit në një qytet të ndarë.

Uji Dea

“Ajo çfarë po bëjmë, kemi pasur diskutim për hapjen e urave, po pra do të vazhdojmë të hapim urat, sepse ato janë për të bashkuar njerëzit dhe qytetet, urat s’janë për të mbetur aty me simbolet e vjetra të Sllobodan Millosheviqit në qytet të ndarë. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë për të jetuar në paqe dhe siguri në vendin tonë”, është shprehur ajo, raporton Express.

Gërvalla në fjalën e saj duket se i ka çuar mesazh edhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Jim Obrien, i cili kishte quajtur veprimet e Kosovës në Veri të pa koordinuara dhe provokative. Ministrja e Jashtme ka thënë se veprimet e Kosovës s’janë provokim për askënd dhe se provokim për Serbinë është vetë ekzistenca e shtetit dhe Republikës së Kosovës.

“S’do të ndalemi së bëri gjënë e duhur, sepse në anën tjetër të kufirit s’janë të interesuar të shohin Kosovën duke prosperuar. Dhe për të qenë e hapur dhe e sinqertë me ju. Ajo që po bëjmë s’është provokim për askënd, ekzistenca jonë si Kosovës, si Republikë, është provokim për fqinjin tonë verior. Por s’mund të zhdukemi dhe jemi aty për të qëndruar”, ka thënë tutje Gërvalla./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.