Mobi Casa

Pallaska për Qeverinë e VV-së: Synojnë diktaturën sepse duan të mbesin në pushtet pa rezultate

/ 1 minutë lexim

Dastid Pallaska, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk dinë të qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu mjaftoi as fitorja me 50.01% të votave.

Tutje, ai ka shtuar se shumica e pushtetarëve nuk kanë qenë të punësuar para se të marrin funksione politike.

ARKATANA

Kësisoj, Pallaska shton se synojnë diktaturën për ta mbajtur pushtetin pa rezultate.

“Kësaj qeverie nuk i mjafton fitorja prej 50.01% se nuk dinë çka me bo me to. Thjeshtë, nuk dijnë me qeverisë!!! Me gjasë, këta nuk dijnë asgjë. Kjo është një prej arsyeve pse shumica e tyre nuk kanë qenë as të punësuar para marrjes së funksioneve publike. Këta e synojnë diktaturën se vetëm kështu mund të qëndrojnë në pushtet pa asnjë rezultat dhe të mbesin të punësuar pa punuar”, ka shkruar ai. /Gazeta Express