RCCOLA

Pajaziti: PDK do ta rikthejë pushtetin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zenun Pajaziti deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së tha për rajonipress se PDK në Gjilan është e fortë, e qëndrueshme dhe shumë stabile. Ndonëse vlerësimin më të mirë për PDK e kanë dhënë qytetarët e Gjilanit, ne po përgatitemi që sërish ta rikthejmë pushtetin në Gjilan shprehet ai.

Zenun Pajaziti deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pjesë e kryesisë së PDK-së në Gjilan ende ka shpresa se PDK në Gjilan mund të ngjallet aq fort sa edhe ta rimarrë edhe pushtetin në këtë qytet raporton rajonipress.

UBT

Paraziti për rajonipress tha se PDK në Gjilan vazhdon të mbetet e fort dhe parti lidere.”PDK në Gjilan do të luaj një rol konstruktiv dhe krejt kjo në dobi të qytetarëve të Gjilanit. Ndonëse vlerësimin më të mirë për PDK e kanë dhënë qytetarët e Gjilanit në zgjedhjet e fundit kjo nuk do të thotë se ne nuk po punojmë për ta rikthyer pushtetin” tha Pajaziti.

Pajaziti tha se PDK në Gjilan do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike dhe krejt kjo në interes të qytetarëve të Gjilanit. “Ka pasur reflektim për zgjedhjet e fundit në degën e PDK-së në Gjilan dhe ne shumë shpejt do e bëjmë një analizë të këtyre rezultateve. Por pavarësisht kësaj ne vazhdojmë të mbesim parti e fuqishme dhe serioze dhe mbetemi sërish partia më e besueshme edhe për nivelin qendror, por edhe për atë lokal” tha Pajaziti. /rajonipress/