HW

Pajaziti: Mbështetja dhe bashkimi rreth projektit tonë po bëhet shpresa e vetme për qytetarin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike (PDK) në Gjilan ka nisur kthesën e fitores, aktivistë, simpatizantët dhe qytetarët çdo ditë po i bashkohen kauzës tonë për fitore. Mbështetja dhe bashkimi rreth projektit tonë po bëhet shpresa e vetme për qytetarin e Gjilanit, prandaj Partia Demokratike e Kosovës ka filluar me intensitet të shtuar takimet nëpër nëndegë ka thënë Zenun Pajaziti para aktivistëve në fshatin Livoq i Ulët.

Kryetari i degës Zenun Pajaziti me bashkëpunëtorë u takua me përfaqësuesit e PDK-së, në fshatin Livoç i Ulët ku u prit nga kryetari i nëndegës Kudret Rexhepi.

Në këtë takim me strukturat e nëndegës së Livoçit të Ulët, temë kryesore e diskutimit ishte riorganizimi dhe mbështetja e Platformës së PDK-së për fitore.

HW

Gjatë këtij takimi strukturat dhe aktivistët e shumtë i ofruan mbështetje të fuqishme dhe bashkëpunim kryetarit të degës Zenun Pajaziti.

“Platforma jonë po gjenë mbështetje dhe përkrahje masovike në të gjitha shtresat e shoqërisë. Mobilizimi dhe vet organizimi qytetarë rreth PDK-së po ndodhë në çdo familje, lagje, fshat dhe në tërë qytetin”, ka thënë kryetari Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se do të vazhdojmë pareshtur të takohemi me të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët për të bashkëbiseduar dhe dëgjuar shqetësimet dhe preokupimet e tyre që kanë të bëjnë me qytetarinë dhe Komunën në përgjithësi. “Do të jemi çdo ditë afër tyre për të ju bërë me dije se PDK përherë prioritet ka pasur mirëqenien e qytetarit dhe zhvillimin e Komunës”, ka potencuar në këtë takim kryetari i Degës Zenun Pajaziti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.