Pajaziti: Komisioni i ri për Demarkacionin pa risi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha të hënën se Komisioni i ri për Demarkacionin nuk ka sjell risi në raportimin e tij të sotëm para Komisionit për Integrime Evropiane.
Pajaziti ka thënë se meqenëse nuk kanë pasur risi nuk është dashur që fare që sot të raportohet, por të pritet për ndonjë ditë tjetër kur do të sillnin të reja.
“Atëherë keni fol si ekspert e sot nuk keni sjell diçka konkrete… Mendoj që duhet të sillni argumente e sot treguat veç vizitën që keni kryer jashtë vendit. Na trego diçka që këtë proces me mbyll në të mirë të vendit. Ju folët vetëm për komisioni e kaluar. Nëse ka që lidhet diçka me atë komision le të merret drejtësia. Duhet të na e ndriçoni situatën”, tha ndër të tjera Pajaziti.