Fundamenti

Pajaziti: Fitorja e PDK-së e pashmangshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Zenun Pajaziti, ka thënë se fitorja e PDK-së dhe qeverisja me Gjilanin edhe në mandatin e ardhshëm nuk ka alternativë dhe për këtë ka kërkuar mobilizim maksimal të të gjitha strukturave të partisë, që kjo fitore të jetë sa më bindëse.

Ai gjatë takimit që pati me kryesinë e degës dhe me kryetarët e nëndegëve, ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithëve në terren, e në kontakte me qytetarë t’i njohin ata me të arriturat dhe planet për projektet e radhës që parasheh PDK, pas fitores dhe vazhdimi të mandatit qeverisës.

Pajaziti ka bërë me dije edhe për prurje të reja në PDK, duke thënë se në këtë subjekt për çdo ditë e më tepër po ofrohen kryesisht kuadro të reja, rinia gjilanase e cila po e përfaqëson vizionin politik të PDK-së.

Uji Dea

Ai po ashtu tha se PDK e inkurajon qeverisjen aktuale në komunë që të vazhdojë me përfundimin e projekteve dhe me ato të planifikuara.

Nga ana e tij, Bujar Nevzati sekretar organizativ i PDK-së ka thënë se në të gjitha takimet që po mbahen nëpër nëndegë po vërehet një interesim i madh, një entuziazëm për fitoren e radhës, për mandatin e tretë qeverisës të PDK-së.

Ai tha se një elan për punë dhe angazhim për fitoren e radhës është duke u vërejtur edhe në strukturat rinore të PDK-së dhe në atë të grave, ku po ashtu po punohet me të madhe, pasi rinia dhe gruaja gjilanase po e ka besimin e plotë në PDK, të cilën e do edhe për mandatin e radhës, ta qeveris Gjilanin. /rajonipress/