UBT

Paga, vetëm edhe për tre muaj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Financave (MF), ka siguruar mjete të nevojshme për pagesën e pagave për tre muajt e mbetur të këtij viti.

Në një prononcim për Radio Kosovën, këshilltari i ministrit të Financave Besim Beqaj, Gëzim Baxhaku, ka thënë se problemet serioze në ekzekutimin e pagave do të paraqiten nga muaji mars i vitit të ardhshëm, nëse deri atëherë nuk formohen institucionet e vendit.

Megjithë ngërcin politik, nuk ka rrezik që punëtorët kosovarë që paguhen nga buxheti të mbesin pa paga, së paku për disa muaj. Kështu thotë këshilltari në ministri të Financave, Gëzim Baxhaku.

UBT

“MF ka siguruar mjete të nevojshme për pagesën e pagave për muajt e mbetur të këtij viti. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe mbi të drejtën e alokimit të një pjese të cilën qeveria me propozim të ministrit mund ta bëjë. Kështu që të gjitha obligimet për paga dhe për pensione do të realizohen pa ndonjë problem deri në fund të këtij viti”.

Por, nëse ngërçi politik vazhdon edhe vitin e ardhshëm atëherë mund të paraqiten problemet e para. Pasi që në dy muajt e parë në bazë të ligjit mbi buxhetin dhe menaxhimin e financave publike mund të alokohet çdo organizate buxhetore 1/12 e të hyrave buxhetore që ka pasur gjatë vitit 2014, atëherë problemet do të paraqiten nga muaji mars.
“Nëse deri në mars të vitit të ardhshëm, ku është situata më e keqe e mundshme, nuk do të ketë institucione të vendit, atëherë do të paraqiten probleme serioze për pagesën e pagave, pensioneve dhe të gjitha obligimeve tjera që i ka buxheti i Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do të dërgon në qeveri projekt buxhetin për vitin 2015. Qeveria ka obligim ligjor që deri në fund të këtij muaji, ta miraton atë dhe ta dërgojë në Kuvend. Pastaj është çështje e konstituimit të Kuvendit i cili duhet të miratojë Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015. Në projektbuxhet nuk është paraparë rritje e pagave ashtu si kishte paralajmëruar kryeministri Hashim Thaçi. Kjo për faktin, siç u shpreh këshilltari Baxhaku, sepse qeveria deri tash një vendim të tillë nuk e ka marrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.