RCCOLA

Paditë e Maliqit ndaj Thaçit e Qeverisë, mbeten të paprekura

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që Reshat Maliqi, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka dorëzuar dy padi në gjykatë. Njërën kundër kryeministrit Hashim Thaçi dhe tjetrën kundër Qeverisë së Kosovës. Por askush nuk është marrë as me njërën e as me tjetrën. Në korrik të vitit 2011, brenda orësh Reshat Maliqi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Shkarkimi ishte kryer me vendim të kryeministrit Thaçi. Madje pa dhënë ndonjë arsyetim. “Reshat Maliqi shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

RCCOLA

Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, shkruante në vendimin e kryeministrit të korrikut 2011.

Ishte koha kur Policia e Kosovës ndërmori aksionin për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të Kosovës. Vendimi pa arsyetim, e ka shtyrë Maliqin të dorëzojë padi edhe ndaj Qeverisë për ndërprerje të marrëdhënies së punës…(Tribuna)