Fundamenti

Pacolli: “Trepça” do t’i kthehet popullit

/ 2 minuta lexim

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se kombinatin metalurgjik “Trepça” nuk duhet të shitet dhe as të tjetërsohet. Sipas tij, ky kombinat duhet t’i mbetet popullit të Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se “Trepça” nuk mund të jepet as me koncesion, pasi që, sipas tij kjo do të ishte katastrofë për vendin.

“Trepça duhet t’i kthehet Kosovës dhe ta ruajmë për vet. Ky kombinat mund të funksionojë me njerëzit e vet, sepse ata e dinë më se miri se duhet ta ccojnë përpara atë”, ka thënë ia në RTK.

Pacolli shpreson që shumë shpejt do të kalojë ligji edhe në Parlamentin e Kosovës, kështu që “Trepça” gjegjësisht minierat e ‘Trepçës’ do të kthehen në duart e menaxhmentit dhe do të fillojë një punë e mbarë, transmeton orainfo.

Sipas tij, “Trepça” tash e 15 vjet është mbajtur peng në mungesë të një ligji të tillë. “Lajmi se do të kthehet ‘Trepça’ në binarët e vet është lajm i mirë”, ka thënë Pacolli.

Mobi Casa

Ai është shprehur se planin për rivitalizimin e këtij gjiganti të zhvillimit ekonomik të Kosovës do ta bëjnë ekspertë vendorë dhe nga këtu i ka bërë thirrje AKP-së që ta anulojë tenderin e hapur për përzgjedhjen e një kompanie ndërkombëtare që do ta bënte këtë punë.

Pacolli iu është përgjigjur edhe reagimeve se ai ka interes në “Trepçë”.

“Interesat e mija nuk varet nga “Trepça”, ato i kam arritur jashtë Kosovës, prandaj nuk kam asnjë qëllim aty. Gjithçka është për të mirën e vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai. /Telegrafi/