Pacolli: Prishtinën e rregullon veç AKR-ja

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se Prishtinës i nevojitet një kryetar që ka vizion për zhvillimin e qytetit.

Pacolli ka theksuar se udhëheqja e tanishme e Prishtinës vuan nga mungesa e vizionit afatgjatë për zhvillimin e qytetit.

“Do duhej punuar në mënyrë racionale e sistematike në implementimin e tij. Vizion që ka qëllim një Prishtinë moderne, e cila do të ishte krenari e banorëve dhe rinisë së saj“, tha ai.

Sipas tij, AKR-ja i shumë shpejt para opinionit publik do ta publikoj emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

RCCOLA

“Traumat dhe degradimi total që i është shkaktuar Prishtinës në tërë këto vite, përfundimisht duhet kuruar vetëm nga një kandidatë të cilin e përcjellin një ekip njerëzish profesionist, të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të dëshmuar”, tha ai për Telegrafin.

Kryetari i AKR-së ka theksuar se Prishtinës sot i nevojitet shumë punë, energji, inteligjencë, kuadro dhe përkushtim për ta përmirësuar gjendjen e saj.

“AKR-ja e ka planin, energjinë dhe motivin. Ka njeriun (kryetarin e ardhshëm) dhe ekipin e përgjegjshëm dhe profesionist, që përbëjnë tandemin më të fuqishëm për një Prishtinë ndryshe”, ka shtuar Pacolli. /Telegrafi/