FIDANISHTJA

Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën Qeverisë Kurti, por thotë se vota u dha në kushte krejtësisht tjera.

Pacolli thotë se ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovës.

“Jo unë nuk i bie pishman, dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë, do nisesha prapë”, tha Pacolli në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Votën e kam dhënë në kushte krejtësisht tjera, të urtë, faleminderit, gjentil. Votën ia kam dhënë me bindje, nga vullneti im, se kjo qeveri Kosovën do ta çojë shumë shpejt përpara dhe do t’i eliminonte ato probleme me të cilat ishte ballafaquar Kosova”.

Pacolli foli edhe për rikthimin në politikë.

Uji Dea

Ai deklaroi se bashkëpunëtorët e tij, ata me të cilët tha se ka rrugëtuar gjatë, i kanë thënë se nuk është koha që ai të ndalet dhe se ka vendosur më pas që t’i rikthehet politikës dhe t’i bashkohet koalicionit “Lista për Familjen” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Edhe kësaj radhe po i hyjmë zgjedhjeve. Kam kontaktuar me shokë e bashkëpunëtorë të mi, dhe vendosëm të ecim së bashku në një koalicion të ri. T’i japim krahë diçkaje që është e shenjtë për mua, familja”, deklaroi ai.

Pacolli tutje shtoi se ende nuk është vendosur pozicioni i tij në koalicion dhe se ende nuk i kanë gati as listat zgjedhore, por theksoi se janë duke punuar në një program dinjitoz.

“Besoj se miqtë e mi me të cilët do të ecim përpara, ata do të vendosin për vendin tim ku e kam, por ata duhet ta dinë se ai vend duhet të jetë për mua”, deklaroi Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.