ARKATANA

Krasniqi: Kurti po tallet, krizë që po thellohet me insistimin e LVV-së, PDK mbështet çdo iniciativë për të dalë prej saj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se vendi është zhytur në “një krizë që po thellohet” për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të mos hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Krasniqi tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive se “secili qytetar në Kosovë e di që ajo s’e ka mbështetjen”. Ai tha se kryetari i LVV-së Albin Kurti po tallet me qytetarët duke bërë deklarata se nuk ka krizë politike. “Nëse kjo s’është krizë, nuk e di çka po pret zoti Kurti, se ndoshta nuk na godet ndonjë meteor nga qielli për me na e thellu krizën edhe me fatkeqësi natyrore. Por ne kemi fatkeqësi institucionale, po i them kështu figurativisht, për shkak të tij, të kryeneçësisë së tij, insistimit të tij, arbitraritetit të tij për një kandidate që s’i ka pasë, nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit”.

“Ka shumë shtete që i kanë mbajtur zgjedhjet dhe do t’i mbajnë zgjedhjet gjatë këtyre ditëve dhe ndoshta ata do t’i themelojnë institucionet e tyre, por me këtë qasje, këtë arbitraritet, ne do të mbesim pas institucione”, tha Krasniqi.

Eco Higjiena

Lidhur me mundësinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë situatë, ai tha se “çdo iniciativë që e ka për qëllim me dalë prej krizës, me dalë prej bllokadës, Partia Demokratike e Kosovës e mbështet do ta mbështesë”.

Krasniqi i tha kryetarit të LVV-së, Albin Kurti që ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare dhe ta sjell “sot pasdite” një emër tjetër, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi.

Ai përsëriti se Kurti po e mban peng vendin për shkak se nuk i ka votat për qeverinë e re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.