Pacolli: Nuk do ta rrëzojmë Thaçin, sepse dëmtojmë vendin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk beson se Qeveria Thaçi 2 pjesë e së cilës është edhe partia e tij, do të përfundojë mandatin para kohe, përkatësisht para muajit shtator. Presidenti i AKR’së konfirmon edhe riformatimin e ministrave të tij në ekzekutiv.
Deputetët e Koalicionit për Kosovën e Re (KKR) nuk do të kërkojë mocion vetëbesimi për Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, ashtu siç kërkuan në vitin 2010 në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Zëri.
Drejtuesi i këtij koalicioni, Behxhet Pacolli, nuk beson se kjo Qeveri do ta përfundojë mandatin para kohë, përkatësisht para muajit shtator. Sipas tij, çdo tentativë për ta rrëzuar këtë Qeveri e dëmton vendin.
Derisa heziton t’i komentojë deklaratat e ish-diplomatit amerikan, James Rubin, i cili pati deklaruar se krahu i luftës duhet të largohet nga pushteti. Pacolli foli për pasurimin e politikanëve brenda natës, ikjen e investitorëve të huaj dhe shumëçka tjetër.


