GRANDEMALL

Pacolli: Mosfunksionimi i qeverisë përshpejtoi eksodin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përmbledhur në disa pika arsyet përse kosovarët po ikin në masë kaq të madhe nga vendi. Sipas tij, arsyet kryesore për këto ikje janë situata ekonomike dhe mosfunksionimi i qeverisë për të krijuar efekt të menjëhershëm që do të dëshmonte se po krijohen kushtet për një të ardhme më të mirë në Kosovë.

“Pa marrë parasysh idetë tona konspirative që kemi krijuar për ikjet nga Kosova, unë them se shkaku kryesor i ikjeve është situata ekonomike dhe mosfunksionimi i qeverisë për të krijuar efekt të menjëhershëm që do të dëshmonte se po krijohen kushtet për një të ardhme më të mirë në Kosovë”, ka thënë Pacolli, ndërsa ka renditur një varg arsyesh tjera që sipas tij po ndikojnë në ikjen kaq masive të popullatës nga Kosova drejt një jete më të mirë në Perëndim.

Arsyet, sipas Pacollit, janë si në vijim:

> Ngërçi politik (i të njëjtëve që qeverisin tani e i atyre të opozitës, për 8 muaj e la Kosovën e qytetarët e saj pa përkujdesje institucionale).

>Regresi ekonomik,papunësia e varfëria janë shkaqet kryesore të migrimit.

Unë mundem të apeloj te qytetarët e Kosovës që mos ta braktisin Kosovën por kujt i hyn në punë kjo?!

UBT

> Është momenti kur nga qeveritarët tanë duhet të kërkohet,urgjentisht, përgjegjësi,angazhim,punë praktike profesionale e të sinqertë dhe insistive në krijimin e kushteve për ngritjen e vetëdijes në përgjithësi, ambient më të mirë për ekonomizim,hapësirë më të madhe dhe mbështetje për zhvillimin e ndërmarrësisë së ekonomisë së tregut..

> Qeveria duhet të krijojë lehtësira për ekonominë private, semplifikim të formaliteteve për të bërë biznes. Pronat publike e shoqërore mos t’i shesë por t’i përdorë si instrument për krijimin e veprimtarive ekonomike me partneritet privato-publike,të themelojë,urgjentisht agjensionin e participimeve në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që do të menaxhojë me pronat publike e shoqërore duke i trajtuar ato gjithmonë në funksion të shtimit të vlerës së tyre.

> Në bujqësi të krijohen bashkimet sipas veprimtarisë që të shfrytëzohen të mirat e natyrës në mënyrë të planifikuar e racionale.

> Të gjitha këto ishin në programin qeveritar të AKR e për arsye të mungesës së forcës politike nuk u mund të implementohen.

> Kjo qeveri duhet të bej çmos për të mundësuar rritje ekonomike mbi 8% si parakusht për krijim të 50.000 vendeve të punës në këtë vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.