KKVITI

Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit.

“Marrëveshja e 27 shkurtit 2023 në Bruksel e pasueme me 15 mars 2023, është marrëveshje e keqe”, ka thënë Haziri.

“Në katër nene të saj ka problem serioze. Mbi të gjitha, draft-statuti evropian që quhet në terma, me që nuk u miratu, kjo qeveri nuk e miratoi përkundër premtimit. Është dokument të cilin LDK-ja nuk e kalon”, tha Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

Hidromorava

Haziri foli edhe rreth asaj se nëpër sa faza i është dashur të kalojë Kosova pas çlirimit nga okupimi serb, duke vënë në pah se vendi ynë ka qenë i shkatërruar në plot aspekte.

“Masat, sanksionet dhe krejt ato detyrime që shqiptarët e Kosovës i kanë pasur, edhe me largime nga puna, edhe me marrje të së drejtës së punës dhe të drejtave elementare civile e politike në atë kohë”.

“Tash me fol 25 vjet pas luftës e 16 vjet pas pavarësisë për diçka që është rifilluar, është rindërtuar dhe është zhvilluar në parametra krejt tjetër, pa e përmendur administrimin ndërkombëtar 8 vjet të plota dhe 3 vjet mbikëqyrje ndërkombëtare, dhe pastaj procesi si i tillë i transformimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike e komunale me vështirësitë e veta që i ka pasur, me mënyrën dhe formën që politika dhe ligjet në Kosovë e kanë vendosur me kohë se si të transformohet dhe cili është modeli i privatizimit dhe privatizimeve në Kosovë, është përtej asaj me e quajt budallaki politike”, deklaroi Haziri.