Fundamenti

Pacolli: Me AKR-në do ta marrë drejtimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në emisionin “Info -Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, nuk ka zgjedhje nëse nuk bëhet ligji i ri zgjedhor, duke shtuar se edhe opozita ka ndikuar, për një vit e gjysmë, që të kemi kësi probleme në skenën politike.

Ai ka theksuar se nuk i mjaftojnë 4 ose 5 për qind të votave për ta sjellë ndryshimin në Kosovë, dhe se sipas tij, ai beson se qytetarët, në zgjedhjet e ardhshme, do t’ia mundësojnë partisë së tij që ta marrë drejtimin e Qeverisë.

“Deri atëherë duhet të përgatitemi në mënyrë dinjitoze. Kosova nuk ka kohë për bojkote dhe për ngecje. AKR është duke u rikonsoliduar, me njerëz të ri dhe të cilët kanë vullnetit për të kontribuar. Ne jemi duke punuar vazhdimisht. AKR-ja ka njerëz të devotshëm, ka njerëz që e kanë kuptuar situatën mirë. Nëse e kam timonin me udhëheq Qeverinë e Kosovës, unë synoj ta kem atë forcë me të cilën i definoj gjërat në Kosovë”, ka theksuar Pacolli.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se kur ka qenë në politikë, ka sjellë njohje shumë shpesh për Kosovën, duke shtuar se AKR-ja është parti e hapur dhe “mjafton me qenë njeri i sinqertë, profesionist për tu angazhuar me këtë parti”.

“Target i joni është që në mandatin e parë të qeverisjes, Kosovës me ia kthy kahjen e duhur, për ta bërë kështu një vend i cili do të jetë i pavarur prej të hyrave doganore”, ka shtuar ai.

Pacolli më tutje ka theksuar se rezultatet e Qeverisë së Kosovës janë pesimiste, duke shtuar se është për tu shqetësuar se si puna e këtij ekzekutivi është duke shkuar huq.

Ai ka thënë se kjo garniturë qeverisëse nuk po shënon suksese në qeverisje sepse “nuk kanë ndjenja dhe se këtyre njerëzve iu mungon dashuria për vend – për Kosovën, duke shtuar se “këta synim e kanë vetëm postin dhe privilegjet e tyre”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.