FIDANISHTJA

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mirëpritur zgjedhjen e Donald Trump president i 47 i SHBA-së. Sipas tij, me ardhjen në pushtet pritet të rikonfirmohetn marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA.

“Rikthim i madh i presidentit Trump në zyrën Ovale si president i 47 edhe me votë popullore edhe me votë të kolegjit. Ai tashmë po bënë histori në Amerikë. E gjithë bota ka qenë në pritje të këtij rezultati dhe natyrisht edhe ne si Republikë e Kosovës, si shqiptar në Ballkan me kureshtje të madhe dhe me besim të madh kemi pritë që të përfundojë ky proces zgjedhor dhe të rikthejmë, rikonfirmojmë marrëdhëniet e veçanta me SHBA-në që Kosova dhe SHBA-ja të konfirmohen në mandatin e presidentin Trump. Tash më po shihet si lloj destinimi apo si qëllim i madh që rikthimi i Trumpit president në Amerikë të ketë një prioritet ndaljen e luftërave dhe në veçanti pritjet tjera që lidhen me zhvillimet përreth nesh”, tha Haziri.

ARKATANA

Në një intervistë për RTV21, nënkryetari Haziri tha se me zgjedhjen e presidentit Trumpt presin që të konfirmohet pozicioni i politikës së jashtme Amerikane për marrëveshjen e 3 shtatorit, tashmë e njohur si marrëveshja Hoti-Trump.

“Nëse i sheh 30 prioritetet e administratës në ardhje dhe presidentit të zgjedhur Amerikan, Donald Trump, e sheh që regjioni jonë nuk është në prioritet. Por, natyrisht që Republika e Kosovës dhe roli i SHBA-ve në veçanti në formatin e dialogut Kosovë-Serbi dhe në procesin e shtet ndërtimit që Kosova duhet të avancojë në marrëdhëniet euroatlantike ku nuk është vetëm lehtësues, por është lidere SHBA-ja në ruajtjen edhe në rrafshin e sigurisë. Prezenca e trefishtë Amerikane në Republikën tonë, me besim unë them që ajo që pres të ndodh është që të konfirmohet pozicioni i politikës së jashtme Amerikane me marrëveshjen e 3 shtatorit, tashmë e njohur si marrëveshja Hoti-Trump në zyrën Ovale. Ajo marrëveshje është konfirmuar edhe në presidencën e Biden në këto 4 vitet e fundit ka qenë në fuqi, por e injoruar në veçanti nga kryeministri Kurti dhe e hedhur poshtë nga presidenti serb Vuçiq. Rikthimi në këtë kornizë të marrëveshjes së 3 shtatorit natyrisht që Kosovës i jep format të ri dhe një mundësi të re”, tha Haziri për rtv21./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.