Mobi Casa

Pacolli kritikon presidenten Osmani pas deklaratave për zëdhënësin e BE-së: Mos i mbyllni dyert

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndërsa ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani.

Pacolli thotë se dyshon që presidentja Osmani me gjuhën e saj mund të ndikon në zgjidhjen e problemeve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populliste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës”, shkruan Pacolli.

Tutje, ai ka shtuar se Stano përfaqëson konkluzionet e BE-së.

Mobi Casa

“Të quash deklaratat e tij raciste është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Evropian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale. Nuk e di se çfarë do t’i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklaratat e juaj mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqet e mbështetësve te juaj. Kjo gjë nuk është e mirë për një shtet modern dhe dinjitoz për çka ne pretendojmë”.

Më tej, ai ka shtuar “Siç e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmërimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar”.

“Ju lutem, mos i mbyllni dyert, ato nevojitet të mbetën hapur”, përfundon reagimi i Pacollit në Facebook./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.