RCCOLA

Pacolli: Kamenica do të jetë shembull për komunat tjera në Kosovë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne do t`i ofrojmë Dardanës një program ekonomik, ku do të ketë përqendrim të përhershëm të qeverisë lokale këtu, dhe ky vend do të jetë shembull për komunat tjera në Kosovë. Por, me një kusht që njerëzit këtu, t’i lënë emocionet anash, ta lënë patriotizmin dhe të votojnë për vizionin dhe programin. Patriot është ai që krijon vende të reja pune. Ta bëjmë Dardanën një qytet që do t’ia ketë lakmi secili qytetar i Kosovës ka thënë Behgjet Pacolli. Kuvendi për kryetar të AKR-së në Kamenicë e ka zgjedhur Fatmir Matoshin.

Dega e AKR-së në Kamenicë mbajti të shtunën Kuvendin e tretë zgjedhor. Në fjalën e tij para delegatëve Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli falënderoi të gjithë delegatët dhe qytetarët e Kamenicës për pjesëmarrjen dinjitoze në këtë proces zgjedhor. “Unë jam krenar me punët që janë bërë deri më tani. E përsëris, se në Kamenicë ndihem si në mesin e familjes sime dhe njerëzve të mi. T’ia fillojmë punës, që këto zgjedhje të shërbejnë si shembull i demokracisë, shembull që në vendin tonë duhet të mbretëroj drejtësia. Ne do t`i ofrojmë Dardanës një program ekonomik, ku do të ketë përqendrim të përhershëm të qeverisë lokale këtu, dhe ky vend do të jetë shembull për komunat tjera në Kosovë. Por, me një kusht që njerëzit këtu, t’i lënë emocionet anash, ta lënë patriotizmin dhe të votojnë për vizionin dhe programin. Patriot është ai që krijon vende të reja pune. Ta bëjmë Dardanën një qytet që do t’ia ketë lakmi secili qytetar i Kosovës. Dhe unë jam shumë i përkushtuar për një Dardanë tjetër. Mu më kujtohet një fabrikë e kërpudhave këtu, që eksporton deri në Itali. Ne kemi një propozim praktik. Në katërvjeçarin e ardhshëm ta ndërtojmë një fabrikë për përpunimin e kërpudhave. Ky është vetëm një hap, dhe hapa të tjerë do të ketë edhe në riorganizimin e administratës publike, në riorganizimin e jetës në fshat, zhvillimin e më tejshëm ekonomik” ka thënë Pacolli.

Tutje Pacolli tha se kësaj ane të Kosovës, i nevojitet mirëqenie ekonomike, kësaj ane i nevojitet punë, kësaj ane i nevojitet luftë varfërisë, me qëllim që të bëhet një jetë e dinjitetshme. “Besoj se qytetarët e Kamenicës nuk e kanë harruar programin e AKR-së të vitit 2007. Ju e dini se sa është mbajt peng Kosova me premtimet boshe të shumë politikanëve, që sot udhëheqin komunat e Kosovës. Është koha, kur Kamenica dhe njerëzit e saj ta kuptojnë që AKR-ja nuk është këtu për interesat e veta, por jemi këtu që të t’iu dalim në krah qytetarëve të saj. Potenciali që ofron Kamenica është shumë i rëndësishëm. Ju e dini që Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në gjendje t’i garantoj një infrastrukturë të duur investitorëve të huaj, edhe pse ka pasur interesim të vazhdueshëm për të investuar në Kosovë. Privatizimi gjithashtu ka rezultuar një proces i dështuar, ku dhjetëra ndërmarrje e fabrika janë mbyllë, nuk janë funksionalizuar, në vend të tyre janë hapur kafiteri e diskoteka që nuk kanë gjeneruar vende të reja pune. Praktikisht nuk janë në dispozicion të mirëqenies së qytetarëve. Kosova mund të jetë një vend prosperues, mund të jetë një vend i respektuar dhe strategjik, vetëm e vetëm nëse ka ngritje ekonomike. AKR-ja e ka programin për ngritje ekonomike dhe rritje të punësimit. Por, AKR-së nuk i është dhënë mundësi që të udhëheq me asnjë komunë të Kosovës” ka thënë Pacolli.

Uji Dea

Punimet e kuvendit të tretë zgjedhor i kanë përshëndetur edhe përfaqësues të partive politike dhe të bizneseve.” E kam përcjell me vëmendje punën dhe aktivitetet tuaja partiake dhe kam vërejt një punë jashtëzakonisht serioze. Pajtohem me fjalën e presidentit Pacolli, unë i takoj një subjekti tjetër politik por në edukatën time personale është që gjithçka që është e pranuar për qytetarët është e pranuar edhe për mua.” ka thënë sekretari i degës së PDK-së Begzad Sinani
.
Në emër të bizneseve të Kamenicës Fatmir Krasniqi, pronar i SH.P.K. “Fungo” ka thënë se plani i Presidentit Pacolli meriton të implementohet në Kamenicë. ”Kam pas rastin të takohem me ministren Mimoza Kusari dhe zëvendëskryeministrin Pacolli dhe i përgëzoj ata për punën që po bëjnë, njëkohësisht plani i tyre për Kamenicën do ta ketë edhe mbështetjen tonë dhe besojmë ta zbatojmë në të mirën e qytetarëve të Kamenicës” ka thënë Fatmir Krasniqi.

Kuvendi i tretë e ka zgjedhur me 122 vota për Fatmir Matoshin kryetar të Degës, pasi që kundërkandidati Nebi Sylejmani u tërhoq nga gara duke e mbështetur zotin Fatmir Matoshi për ta drejtuar partinë në mandatin e ardhshëm. “Në AKR na bashkojnë vlerat e përbashkëta, ndershmëria, puna dhe përkushtimi. Të gjithë ne, që jemi sot këtu dhe mijëra të tjerë që janë rreshtuar përkrah AKR-së, do të ecim me njeri – tjetrin drejt fitores së përbashkët në Kamenicë, për të zbatuar në Komunën tonë projektin e zhvillimit ekonomik, modelin e mirëqenies dhe qeverisjes së pakorruptuar. Në këtë sfidë të vështirë nuk jemi vetëm, jemi të rreshtuar prapa një njeriu që e njeh dhe respekton bota. Jemi të rreshtuar prapa Presidentit Pacolli dera e të cilit nuk u mbyll kurrë për skamnorët e të sëmurët, kemi një lider që njihet si njeri i novacioneve dhe zhvillimit te ekonomisë dhe jemi krenar mbi të gjitha se jemi rreshtuar prapa një njeriu që e njeh aq mirë komunën tonë sikurse edhe secili prej nesh” ka thënë midis tjerash në fjalën e tij Kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi .

AKR ka zgjedhur edhe kryesinë prej 17 anëtarësh. Sekretar i degës u zgjodh Nebi Sylejmani, ndërsa nënkryetar Luljeta Shabani, Zijadin Thaqi, Fadil Gashi dhe Ruzhdi Basha./rajonipress/