Fundamenti

Pacolli: Fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO është i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në konferencën “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë” ka thënë ndër tjerash se anëtarësimet e deritanishme të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë, kanë krijuar një rajon të sigurt.

Andaj, sipas tij, jetësimi i anëtarësimit të Maqedonisë dhe fillimi i negociatave me Kosovën do t’i kontribuojë paqes.

“Tani Kosova është e lirë, populli i Kosovës është kthyer në shtëpitë e tyre dhe ne po ndërtojmë së bashku me ju, të ardhmen tonë. Siç e shihni, Kosova nuk e ka harruar të kaluarën. Faleminderit miq të dashur. Por, sot duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe të shohim se si mund ta sfidojmë të arriturën e re. Dhe kjo sfidë, për Kosovën është të jetë shteti anëtar i radhës i NATO-s”, ka thënë Pacolli.

Uji Dea

Ai gjithashtu ka shtuar se prania e KFOR-it e domosdoshme, por edhe fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO është i domosdoshëm.

“Ne nuk kërkojmë shkurtore. Por, ne kemi nevojë për një rrugë të qartë drejt BE-së dhe NATO-s. Ne të gjithë duhet ta njohim përparimin e rëndësishëm që ka bërë rajoni në dy dekadat e fundit, lloj i përparimit që do të ishte i pamundur pa perspektivën e NATO-s dhe BE-së në tryezë. Ato janë dy anët e së njëjtës monedhë: stabiliteti që sjell anëtarësimi në NATO, rritet dhe sigurohet më tej me procesin e transformimit të reformave të BE. Së bashku ne nuk mund të harrojmë atë që është me rëndësi historike dhe strategjike”, ka thënë ndër tjerash Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.