Fundamenti

Pa krahë nuk mund të fluturohet, as të këndohet !

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi- Gjatë jetës sime dhe karrierës prej këngëtari e krijuesi , ndër shumë përjetime të tjera, pata fatin, nderin dhe kënaqësinë që të iu këndoj shumë jubileve të rëndësishme historike e kombëtare të popullit tonë .

Në mesin e shumë jubileve që iu thura këngë dhe iu këndova me frymë e me shpirt , po i përmendi vetëm disa prej tyre që janë më me peshë:

Më 1968, i këndova jubileut të 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , me titull :”Frynë murrlani me stuhi”.

Më 1978, i thura, kompozova dhe i këndova me shpirt jubileut të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me titull:”Lidhja e Prizrenit”.

Më 17 Nëntor 1998, thura, kompozova, këndova dhe publikova në të përditshmen “Gazeta e re Shqiptare”, për herë të parë këngën kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”!

Më 17 Shkurt 2008, thura, kompozova, publikova dhe këndova këngën me titull:”Nusja me kurorë”, kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës .

Më 14 Nëntor 2008, thura, kompozova dhe këndova këngën me titull: “Zëri i Alfabetit”, me të cilën përfaqësova Kosovën në jubileun e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir .

Që nga data 02.02.2012, (ndoshta ndër krijuesit e parë të trojeve shqiptare), thura dhe kompozova këngën me titull:”100 vjet të Pavarësisë”, këngë kjo që u publikua nëpër shumë faqe të internetit dhe u mirëprit nga opinioni.

Që prej asaj date e deri në ditët e sotme bëra të gjitha përpjekjet maksimale për të gjetur mundësinë e realizimit të incizimit të kësaj kënge, me dëshirën më të madhe që këtë këngë t’ua prezantoj publikut gjilanas në Koncertin e Madh Festiv kushtuar jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar!

Përkundër të gjitha përpjekjeve të mia, këtë dëshirë nuk pata fat që ta realizoj dhe me këtë të jam pjesëmarrës edhe i këtij jubileu të madh historik e kombëtarë !

Gjendja e rëndë ekonomike, ku tash e 5 vjet jetoj me statusin i pa punë, nuk më dha mundësi për ta realizuar këtë dëshirë jetësore! Por, për realizimin e incizimit të kësaj vepre, nuk u gjet as një donator për të më ndihmuar, madje as studiot muzikore, të cilat për një punë të këtillë kërkojnë hiq më pak se sa 200 Euro?!

FIDANISHTJA

Në shenj nderimi , respekti dhe kujtimi për këtë Jubile, ndaj qytetarëve gjilanas, adhuruesve të mi besnikë dhe lexuesve të nderuar të rajonipress, po ua sjell edhe tekstin integral të kësaj kënge si vijon:

100 VJET TË PAVARËSISË

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

Sa me gëzim po e pres Nëntorin –
Muajin e kuq të historisë;
T’ ia këndoj 100 Vjetorin
Pavarësisë së Shqipërisë !

Bijë e bija t’ shqiptarisë –
Me flamuj kah Ti, janë nisë !
Hapi krahët Shqipëri, moj nënë ,
Se po vijmë në gjirin tënd !

Vjen Kosova, Çamëria,
Tuzi, Kraja e gjithë Malësia …
Ulqini , Plava e Gucia,
Ilirida , Pellagonia …

Vjen Medvegja e Presheva ,
Vijnë shqiptarët nga gjithë këto treva ,
Pavarësinë për ta festuar –
T’ gjithë shqiptarët të bashkuar !

100 vjet shqiponja e malit –
N’ zemrat tona, ajo rritet …
Mbi Atdhe t’ Ismail Qemailit –
100 vjet e lirë valëvitet !…

100 vjet fluturoi shqiponja –
Nëpër fusha e malet tona ,
Që nga Vjosa e te Valbona ,
Që e qëndisi Marigona .

100 vjet pret Boletini ,
Që kur Isa u gjunjëzua ,
T’ gjithë andej e këndej Drini –
Pavarësinë për ta gëzua !

100 vjet në këto krahina –
Larg prej shqipes dy krenare !
Jemi rritë si zogj jetima –
Nëpër këmbë t’ forcave barbare !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.