United Hospital

Pa dokument Hyrje – Dalje nuk mund të ktheheni në shtëpi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë ditë më parë ka filluar të aplikohet procedura e dhënies së dokumentit Hyrje-Dalje nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo procedurë sipas policisë kosovare quhet dokument Reciprociteti dhe duhet të pajiset çdo udhëtar i cili hynë në territorin e Kosovës.

Duke sqaruar se qytetarët që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës që hyjnë në Kosovë marrin këtë dokument, dhe të njetit duhet ta ruajnë pasi që nuk mund të kthehen mbrapsht nëse nuk e kanë dokumentin Hyrje Dalje.

Alternativë tjetër nëse udhëtarët zgjedhin të udhëtojnë rrugës së Breznicës apo të Dobrosinit gjegjësisht ndonjë vendkalimi kufitarë ku nuk ka doganë patjetër se duhet të kthehen nga kanë ardhur, sepse dokumenti i Hyrje-Daljes jepet në pikat kufitare dhe nuk mund te shkohet nga Breznica e të kthehet nga Dheu i Bardhë, pasi që nuk posedon dokumentin Hyrës dhe Dalës.

Mobi Casa

Në këtë dokument çdo qytetarë është i obliguar të jap të dhënat personale dhe procedura po shkakton tollovi gjegjësisht kolona të gjata pasi që po e ngarkon procedurën e kontrollimit kufitar sepse numri i shtetasve të Serbisë për të hyrë në territorin e Kosovës është më i madh se sa i shtetasve Kosovarë në drejtim të Sërbisë.

Nga policia e kosovës thon se dokumenti i Hyrje-Daljes nk duhet të hudhet siq ka ndodhë deri më tani duke mos qenë aq e njohur për qytetarët procedura, pasi që pa dokumentin në fjalë nuk mund të kthehen, pamvarësihtu sa ditë qëndrojnë në teritorin e Republikës së Kosovë, dokumentin duhet ta posedojnë të gjithë për tu kthyer. E njëjta procedurë vlen edhe për shtetasit e Kosovës që hyjnë në territorin e Sërbisë mirëpo nuk po krijon as kolona të gjata shkaku se është një numër më i vogël i kosovarve që vijnë në Sërbi. Qytetarët e Luginës i lidhin edhe lidhjet farefisnore./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.