Eko Higjiena

Osmani: Nuk ka krizë të brendshme në LDK!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, ka mohuar zërat se ka krizë të brendshme në LDK. Ajo ka thënë se pavarësisht “inateve të brendshme politike’ për dorëheqjen Isa Mstafës, lideri i LDK-së vazhdon të ketë përkrahje të madhe nga anëtarësia e partisë.

“Nga kontaktet e shumta dhe intensive që kemi pasur gjatë muajit janar me degët e LDK-së, kemi vlerësuar që një krizë e tillë nuk ekziston, sepse ka një përkrahje jashtëzakonisht të madhe për punën e kryetarit Mustafa dhe të Kryesisë, sikur edhe për një mobilizim për t’i fituar zgjedhjet nacionale. Anëtarësia dhe strukturat e LDK-së janë të gatshme që të vazhdojnë me punën, sikur edhe gjatë zgjedhjeve lokale në mënyrë që LDK-ja, të kthehet në pozitën e parë të udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës. Besojmë se me këtë tendencë të mirë të rritjes që e kemi treguar në zgjedhjet lokale është dëshmuar po ashtu se besimi i qytetarëve në LDK po rikthehet”, ka thënë Osmani për “Botapress”.

ARKATANA

Osmani gjithashtu ka thënë se nuk ka zëra brenda LDK-së të cilët kërkojnë dorëheqjen e Isa Mustafës.

“Ka tendenca të medieve ose ‘inate të brendshme politike’ të individëve për dorëheqje të Isa Mustafës, por që këto nuk do të mund të kenë ndikim në punën dhe suksesin e LDK-së, sikur që u dëshmua edhe në zgjedhjet lokale. Nga takimet që kemi pasur, kemi vërejtur një përkrahje shumë të madhe për kryetarin Mustafa , i cili nga degët po propozohet kandidat për kryeministër, që besoj kjo edhe do të konfirmohet në takimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili pritet të mbahet së shpejti. Gjatë këtij mandati kryetari Mustafa ka arritur që ta rrisë votën e LDK-së përreth 70 mijë, së bashku me bashkëpunëtorët dhe njerëzit të cilët kanë punuar dhe besoj që edhe anëtarësia dhe strukturat do të duhej që t’ia japin mundësinë që ai ta vazhdojë këtë mandat dhe ta shpjerë LDK-në drejtë fitores së madhe”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/