UBT

Osmani: Një Shqipëri e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj u shpreh se takimi jo vetëm që pasqyron jo vetëm trashëgiminë tonë të përbashkët, por vendosmërinë e palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë, transmeton Telegrafi.

“Kjo seancë e përbashkët duhet të shërben si një thirrje për veprim, një kujtesë, që qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe me të mëdha e përpjekje të palodhshme. Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim dhe qëllim”, tha ajo.

Presidentja tha se një Shqipëri e fortë d.m.th një Kosovë më e fortë, dhe një Kosovë e suksesshme e ngrit Shqipërinë edhe më lartë.

ARKATANA

“Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve”, pohoi mes tjerash presidentja.

Osmani foli për lidhjen e fortë mes dy shteteve, derisa tha duhet krijuar sa më shumë bashkëpunim.

“Së bashku si dy shtete të pavarura, sovrane, të bashkuara nga gjaku, gjuha, historia, të vazhdojmë të ecim përpara krahë-përkrahë siç kemi bërë gjithmonë”, tha tutje ajo./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.