Fundamenti

“E kemi projektu dialogun për njohje reciproke – Pres që administrata amerikane t’i kthehet asaj marrëveshjeje”, Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti pret që administrata e re amerikane t’i kthehet marrëveshjes së Uashingtonit.

Hoti në emisionin Pressing në T7 thotë se nëse Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm, menjëherë do t’i kthehen implementimit të kësaj marrëveshjeje, e cila çon në njohje reciproke.

Uji Dea

“Ne e kemi projektu dialogun si dialog për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke. Pres që administrata amerikane t’i kthehet plotësisht kësaj marrëveshjeje. Unë pres dhe jam i bindur që në qeverinë e ardhshme, sepse ne jemi të përkushtuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe po duket që ne kemi me zbatu këtë marrëveshje pas 9 shkurtit.

Menjëherë do t’i kthehemi planit për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.