Uji Dea

Osmani nga Prekazi: Betohemi para varreve të tyre që do ta mbrojmë çdo cep të Republikës sonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 nëntorit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, e para e shtetit ka theksuar rëndësinë e datës së 28 nëntorit për Kosovën, duke e lidhur atë me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.

UBT

“Kjo festë e cila është simbioze e disa datave historike, natyrisht shpallja e pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike edhe njëherë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, por për t’u betuar edhe një herë para varreve të tyre që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të Republikës sonë, do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët gjithë andej kudo që jetojnë ata, t’i kenë të drejtat e tyre të garantuara”, u shpreh Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.