UBT

Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës u është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, 12 Qershorin e ka quajtur ditën më të rëndësishme për kombin tonë.

Kjo ngase, sipas saj, mu në këtë ditë edhe u çlirua Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm, ku edhe kreu gjenocid.

Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.

E para e shtetit tha se Kosova dhe populli i saj u janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët.

UBT

“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një lufte që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.

“Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë”.

“Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”. /EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.