GRANDEMALL

Osmani – ndërkombëtarëve: Nëse s’ju pëlqejnë politikanët, mos ndëshkoni qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në nisjen e sezonit të ri të Top Story, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në Top Channel.

Teksa ka folur për politikën e jashtme dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët, Osmani ka vënë theksin tek bisedat e hapura dhe të sinqerta me ta por në asnjë moment kërcënuese.

Uji Dea

Ndër të tjera, Presidentja tha se është një padrejtësi historike mungesa e liberalizimit të vizave ndaj popullit të Kosovës, pasi sipas saj është i vetmi popull në kontinent, që është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme

“Kam mësuar sepse asnjëri nuk jemi perfekt, kam mësuar më shumë nga partneri ynë strategjik SHBA, që sinqeriteti me partnerët, e të jemi të hapur me ta në mënyrë që të dinë se çfarë të presin me ne, është vlerësuar më së shumti. Ky nuk është kërcënim është informim në raport me partnerët tanë, nëse nuk janë të kënaqur me veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës, apo të presidentes, apo institucioneve në përgjithësi, ndëshkimi nuk duhet të jetë në lidhje me popullin e Kosovës. Dhe kjo çështja e liberalizimit të vizave është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës, ta konsiderosh si një popull që e meriton geton, nënkupton ta vlerësosh si një popull të shkallës së dytë apo të tretë dhe të mos e vlerësosh faktin që është populli më pro-evropian në kontinentin tonë, është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme. Unë jam e bindur që Macron i vlerëson të gjitha këto prandaj qëllimi im është që të gjithë aleatët tanë të kuptojnë se çfarë e dëmton procesin e dialogut. Unë mendoj që me presidentin Macron e me gjithë të tjerët të jemi të sinqertë e të flasim hapur por në asnjë moment nuk kam përdorur tone kërcënuese. Pa aleatët asnjë sukses i yni nuk do të ishte i yni.”-tha Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.