ENVER HOXHAJ

Gruda: Kushtetuesja ka thënë se s’mund të ketë votim të fshehtë, VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, gjatë një konference për media ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis, shkruan Gazeta Express.

“E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Po ashtu, i njëjti ka deklaruar edhe se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai. /GazetaExpress