Uji Dea

Osmani: Krisma e armëve ishte thirrje për liri, familja Jashari zgjodhi lirinë para frikës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), foli për rëndësinë historike të muajit mars 1998 dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

“Muaji mars ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë tonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë u vunë në një vend.

Në bedena të kullave të Prekazit qëndroi komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes, lirinë para frikës dhe mbi të gjitha nderin para jetës,” tha Osmani.

Presidentja theksoi se ato tri ditë marsi u bënë muaji i epopesë dhe i sakrificës që ringjalli një komb të tërë.

“Në ato tri ditë, 58 shpirtëra u bënë dritë për një popull. Këtu, krisma e armëve nuk ishte vetëm zhurmë baruti, por thirrje për liri. Ky ishte kushtrimi që zgjoi Drencin, Kosovën dhe gjithë kombin, dhe ndërgjegjen e gjithë botës,” shtoi ajo.

Hidromorava

Osmani vuri në dukje se prej Prekazit nisi orteku i lirisë që nuk u ndal më.

“Epopeja është epike sepse buroi nga populli. Praku i kullave në Prekaz ishte baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse gjithçka buroi nga populli. Lufta që e bëri UÇK-ja ishte jo vetëm e drejtë, por edhe e domosdoshme, dhe do ta mbrojmë sa të jetoj jeta,” tha Osmani.

Presidentja nënvizoi rolin dhe vendosmërinë e familjes Jashari.

“Familja Jashari vazhdon të jetojë aty ku e vendosi historia, në piedestalin më të lartë të sakrificës për atdheun. Lufta e Jasharajve nuk ishte betejë e vetëm një populli, ajo u pasqyra dhe u mbështet edhe nga miqtë tanë nga SHBA-të, aleatët tanë evropianë dhe shumë shtete tjera demokratike. Sa herë që dikush dyshon në forcën e këtij populli, mjafton të përmend një emër: Adem Jashari dhe familja Jashari,” përfundoi Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.