GRANDEMALL

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, për një Evropë më të bashkuar e demokratike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republikë më të fuqizuar dhe një Evropë më të bashkuar e më demokratike.

Tutje presidentja theksoi se Burić, e ka informuar për përkushtimin tonë të çdoditshëm për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës.

Kosova me 12 maj të vitit 2022 ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Mobi Casa

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Kosova ende anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.