Eko Higjiena

Oscar, Daniel Day-Lewis hyn në histori

/ 2 minuta lexim

Daniel Day-Lewis ka hyrë në historinë e kinematografisë duke u bërë aktori i parë i cili ka fituar tre çmime Oscar si aktori më i mirë protagonist.

Britaniku u vlerësua për interpretimin e tij në filmin “Lincoln” me regji të Steven Spielberg. Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit, Daniel Day-Lewis theksoi: “Nuk e di se si ndodhi. Kam pasur shumë fat në jetë.”

Në këtë mënyrë Daniel Day-Lewis ka kaluar legjenda si Jack Nicholson, Marlon Brando, Dustin Hoffman dhe Tom Hanks, të cilët kanë nga dy çmime Oscar në karrierën e tyre si aktori më i mirë protagonist.

Filmi më i mirë i vitit u shpall thrilleri “Argo” me regji të Ben Affleck. Ky film është i pari që nga viti 1989 që shpallet si më i miri pa pasur në nominim për Oscar regjisorin e tij. Në atë vit kishte fituar Oscar-in filmi ‘Driving Miss Daisy’.

Çmimin e aktores më të mirë protagoniste e fitoi 22-vjeçja Jennifer Lawrence për interpretimin në filmin “Silver Linings Playbook”.

Uji Dea

Anne Hathaway mori çmim “Oscar” për aktoren më të mirë joprotagoniste (Les Miserables), siç raporton TCH.

Regjisori më i mirë i vitit u shpall Ang Lee me filmin ‘Life Of Pi’.

Çmimin për kolonën më të mirë zanore e fitoi këngëtarja Adele për filmin “Skyfall”.

Të gjitha çmimet Oscar:

Filmi më i mirë: Argo
Aktori më i mirë: Daniel Day-Lewis (Argo)
Aktorja më e mirë: Jennifer Lawrence (Silver Linings Playbook)
Aktori më i mirë joprotagonist: Christopher Waltz (Django Unchained)
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Anne Hathaway (Les Miserables)
Regjisori më i mirë: Ang Lee (Life of Pi)
Filmi më i mirë i huaj: Amour (Austri)
Skenari më i mirë: Quentin Tarantino (Django Unchained)
Filmi më i mirë i animuar: Brave
Produksioni më i mirë: Lincoln
Cmimi i kinematografisë: Life of Pi
Kolona zanore më e mirë: Skyfall (Adele Adkins dhe Paul Epworth)
Kostumografia më e mirë: Anna Karenina
Dokumentari më i mirë: Searching for Sugar Man
Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër: Inocente
Makiazhi më i mirë: Les Miserables
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër: Paperman
Efektet vizuale më të mira: Life of Pi .