Fundamenti

OSBE: Kamenica nuk është keq me buxhetimin gjinor

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Një kaptinë e veçantë iu kushtua edhe buxhetimit gjinor, ku sipas Alban Maliqit (OSBE), Kamenica nuk qëndron keq, por duhet vazhdohet kjo edhe në të ardhmen

Në kuadër të aktiviteteve që është duke i zhvilluar ekipi i OSBE-së në Komunën e Kamenicës ishte edhe kjo punëtori. Të pranishëm në këtë punëtori ishin, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtor e drejtorive komunale , përfaqësuesit e KPF-së, si dhe këshilltarë të kuvendit komunal.

Punëtorinë e udhëhoqi Alban Maliqi anëtarë i ekipit komunal të OSBE-së në Kamenicë. Ekipi OSBE-së , paraqiti materialin për procesin zhvillimor të buxhetit komunal në komunat e Kosovës, bazuar në raportin e OSBE-së, procedura e realizuar gjatë afatit kohor të procesit komunal buxhetor për vitin 2013, si dhe duke bërë krahasime me vitin paraprak. Pastaj procedura afatmesme buxhetore u trajtua 2014 -2016, sfidat gjatë përgatitjes etj.

Një kaptinë e veçantë iu kushtua edhe buxhetimit gjinor, ku sipas Alban Maliqit, Kamenica nuk qëndron keq , por duhet vazhdohet kjo edhe në të ardhmen.

Uji Dea

Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani ka paraqitur materialin e përgatitur për planifikimin e buxhetit për vitin 2014, lidhur me ndryshimet në zvogëlimin e buxhetit komunal krahasuar me vitet paraprake duke e shpjeguar me fakte.

Sipas tij pas ndarjes së Komunës së Ranillugut dhe disa fshatra që kanë kaluar në komunën e Artanës, numri i banorëve të komunës është zvogëluar , dhe kjo ka ndikuar që edhe buxheti komunal nga grandi qeveritar të pësojë ndryshime.

Në fund të kësaj punëtorie janë dhënë edhe këto rekomandime: Që të vazhdohet me debate dhe dëgjime për buxhetin, që të punohet më tepër në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në debate, që drejtoritë të jenë më aktive gjatë përpilimit të buxhetit, të organizohen sa më shumë dëgjime buxhetore edhe jashtë qytetit ku do të përfshiheshin grat dhe të rinjtë e viseve rurale, që Kuvendi të organizoj numër më të madh të debateve dhe dëgjimeve publike, që të punohet më shumë në përfshirjen e publikut dhe organizatat e shoqërisë civile në procesin e përgatitjes së buxhetit, që të përpilohet plani i aktiviteteve të dëgjimeve publike dhe aktiviteteve tjera të komunës në secilin vit vijues gjatë draftimit të buxhetit që të respektohen afatet buxhetore të dala nga qarkoret buxhetore nga drejtorët e drejtorive përkatëse./rajonipress/