ARKATANA

Orges Arifi, i bronztë në “Swiss Open 2014”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Karateistët shqiptarë kanë shkëlqyer në “Swiss Open 2014” që është mbajtur në Cyrih të Zvicrës.

Orges Arifi, karateist i KK “Ippon Prishtinë“, arriti të fitojë medaljen e bronztë, duke përfaqësuar Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Swiss Open 2014”. Të shtunën në Cyrih të Zvicrës u mbajt turneu ndërkombëtar i karatesë “Swis Open 2014“, në të cilin morën pjesë më shumë se 1200 pjesëmarrës nga 22 shtete të Evropës. Në këtë aktivitet tradicional, karateisti Orges Arifi arriti medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve, 60 kg.

Këtë herë ka përfaqësuar Shqipërinë. Ai në çerekfinale mposhti italianin me përvojë, Emanuel Pintos, ndërsa në gjysmëfinale te rezultati 1:1 u diskualifikua në luftën me kosovarin me shtetësi zvicerane, Shemsi Asllani, i cili edhe doli fitues në këtë kategori.

Mobi Casa

Vendin e dytë e fitoi garuesi shqiptar nga Maqedonia, Shaban Murtishi. Orges Arifi edhe në kategorinë U21 tregoi luftëra të mira.

Në luftën e parë ishte më i mirë se garuesi nga Maqedonia, Shaban Murtishi, anëtar i Srugës, të cilin e mposhti me rezultat 5:1, ndërsa në betejën e dytë u eliminua me deklarim të gjyqtarëve (rezultati i rregullt 0:0) nga gjermani Neuman Michel, thuhet në një njoftim të Federatës kosovare të karatesë.

Në këtë garë ishin pjesëmarrës shumë karateistë me nam nga Evropa, kampionë evropianë dhe botërorë. Në mesin e tyre edhe kampionët botërorë Luigji Busa, Stefano Maniscalco dhe shumë të tjerë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.