Uji Dea

Organizohet trajnim për identifikimin e nxënësve me prirje dhe talent në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan dhe mbështetur nga Lulzim Mustezani, psikolog e ligjërues universitar, Nevzat Shemsedini si dhe Jetmir Jerliu, zyrtar i arsimit të mesëm të ulët nga ana e drejtorisë këtë fundjavë, të përkrahur edhe nga Universiteti FAMA respektivisht departamenti i Psikologjisë është bërë trajnimi i kujdestarëve të klasave të gjashta nga të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, me temën “Identifikimi i nxënësve me Prirje dhe talent”, trajnim ky, njëditor i realizuar në dy grupe, me këta mësimdhënës.

Qëllim i trajnimit është Identifikimi i nxënësve me Prirje dhe talent, nga Komuna e Gjilanit duke përfshirë të gjitha fushat, kulturo-artistike, të shkencave ekzakte, shoqërore, sportive dhe të gjitha fushat e tjera të jetës.

Në trajnim janë përfshirë të gjithë kujdestarët e klasave të gjashta të shkollave fillore të komunës së Gjilanit, ndërsa në një të ardhme të afërt do të organizohet trajnimi edhe me mësimdhënës nga klasat shtatë, tetë dhe nëntë, ku do të kemi një pasqyrë të qartë të kualiteteve nga ana e shkollës por edhe e drejtorisë për nxënësit të cilët janë pjesë e procesit arsimor në Gjilan.

Fundamenti

Nga prof. Murtezani pritet që në një të ardhme e afërt të kemi në duart tona edhe një fletushkë – material rreth identifikimit të talenteve nëpër shkollat tona.

Drejtoria Komunale e Arsimit vazhdimisht përkrahë iniciativa qëllim mira dhe një gjë të tillë do ta ketë përherë në mesin e prioriteteve./rajonipress/