GRANDEMALL

Opozitarët: Thaçi iku – aty ku nuk sfidohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndërprerjen e fjalimit dhe largimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare e vlerësojnë për Telegrafin si ikje nga përgjegjësia që duhet ta ketë.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit nuk i pëlqeu e vërteta e cila paraqitej në pankartë, ku ilustrohej gjymtimi i territorit të Kosovës që, sipas VV-së, po e bën Thaçi në negociata me kryeministrin serb, Ivica Dacic.

Kreu i Ekzekutivit ndërpreu fjalimin në Kuvend, pasi deputet e Lëvizjes Vetëvendosje, para foltores hapën një pankartë me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.

“Hashim Thaçi e di që argumentet janë në anën tonë. Në pamundësi për t’u përballur me to publikisht, ikë nga Kuvendi dhe mban konferencë për media në zyre të Qeverisë, aty ku nuk ka kush ta sfidojë”, tha Erzen Vraniqi për Telegrafin.

Uji Dea

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin tha se Thaçi është dashur që të kthehet në sallë pas pauzës.

“Më i rëndësishëm është informimi i deputetëve për atë që ka ndodhur në Bruksel, sesa konferencat për media”, ka thënë ai.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, largimin e Thaçit nga seanca e Kuvendit e vlerëson si ikje nga përgjegjësia.

“Ai ikë nga obligimet për raportim që dalin nga rezoluta e miratuar në Kuvend”, ka deklaruar Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.