Hidromorava

Opozita s’mërzitet për liberalizim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht se qytetarët do të mbesin pa viza edhe këtë vit partitë në opozitë nuk e kanë hallin aty. Ato po duan me çdo kusht rrëzimin e versionit aktual të Demarkacionit dhe nisjes së një procesi tërësisht të ri nga fillimi, raporton “Zeri.info”

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, ka thënë që nuk do të pranojnë asnjë deklaratë për vizat nëse në të nuk figuron propozimi i tyre që procesi i demarkacionit të kthehet në pikën zero. “Po shpresoj që gjatë diskutimit në Kuvend do të merren parasysh propozimet e opozitës, nëse këto propozime integrohen në deklaratën e sjell në Komisionin për Punë të Jashtme, atëherë ka gjasë të ketë pajtueshmëri, në të kundërtën për këtë draft aktual ne nuk pajtohemi”, ka theksuar Dërguti.

Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është kundër kësaj deklarate nëse nuk merren parasysh propozimet e tyre. “Ne kemi kërkuar që të bëhet rishikimi i tërë procesit të demarkacionit, ndërsa këta i përmendin vetëm dallimet që i kemi mes vete, por duke mos e futur në draft rishikimin e procesit”, është shprehur Lekaj.

Ndërsa deputeti i “Nismës për Kosovën”, Haxhi Shala, e ka quajtur përfitim në kohë deklaratën e propozuar nga kryetari Veseli. “Kjo deklaratë për mua nuk është asgjë tjetër vetëm fitim në kohë”, ka theksuar Shala./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.