Eko Higjiena

Opozita “patericë” e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Koalicioni qeverisës ka kohë që e ka humbur “ekuilibrin” për të qëndruar në këmbë me votat e shumicës, por janë partitë e opozitës që iu kanë bërë “paterica” për të qëndruar edhe më tej në këmbë.

Kjo, për faktin se dy partitë e opozitës, LDK dhe AAK nuk kanë gatishmëri që të shkojnë në zgjedhje të shpejta, prandaj e mbajnë në këmbë qeverinë Thaçi.

Eco Higjiena

Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë, por edhe vetë përfaqësuesit e partive opozitare.

Zbehja e qeverisë Thaçi është vërejtur kryesisht pas deklarimit ti ish-deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj, se ai dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk janë më pjesë e partisë në pushtet…(Zëri)