FIDANISHTJA

Opozita me rezolutë paralajmëron bllokimin Speciales

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vërtet e jashtëzakonshme pritet të jetë e hëna në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare me çdo kusht do të mundohen të parandalojnë që të vihen për votim ndryshimet e amendamenteve kushtetuese, madje duke mos e përjashtuar as bllokimin e punës në Kuvend.

Krejt kjo, sipas Glauk Konjufcës, do të bëhet pasi që Qeveria ka vendosur të mos e respektojë demokracinë, duke e rikthyer për votim një çështje për të cilën Kuvendi ka votuar njëherë, raporton KTV.

Opozita do ta propozojë një rezolutë, që sipas Konjufcës, shpresojnë ta fusin në rend dite para votimit për amendamenteve të Speciales, për ta bërë të panevojshme këtë të fundit.

Hidromorava

Me këtë rezolutë kërkohet krijimi i mekanizmave për gjykimin e të gjitha krimeve të pasluftës, e gjithashtu e obligon Qeverinë që brenda një afati të caktuar, të ngritë padi për gjenocid ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, i ka thënë KTV-së se të hënën në Kuvendin e Kosovës do ta mbrojnë demokracinë.

http://koha.net/?id=27&l=68920