Fundamenti

Opozita e konsideron të kryer punën e Presidentit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Hashim Thaçi u zgjodh President më 26 shkurt, mes gazit lotsjellës brenda Kuvendit dhe protestave të dhunshme jashtë tij. Por, 8 e 9 prillin, kur ai do të inaugurohet në postin e të parit të shtetet, duket se do ta kalojë shumë më lehtë. Partitë opozitare, që kundërshtuan zgjedhjen e Hashim Thaçit president, nuk kanë paraparë ende asnjë aktivitet protestues për ta penguar këtë ceremoni, në të cilën janë ftuar gati 1000 përfaqësueses dhe zyrtarë të shteteve mike.

Partitë opozitare çështjen e presidentit po e marrin si të kaluar. E rëndësishme për ta është kundërshtimi i Qeverisë Mustafa. Për këtë, burimet e Gazetës Express tregojnë se VV-AAK-Nisma nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin asnjë veprim kundërshtues gjatë këtij vikendi.

Megjithatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të veprojë pak më ndryshme, duke kryer disa aktivitete simbolike, para se presidenti i ri Hashim Thaçi ta marrë detyrën.

Partia e Ramush Haradinajt të gjitha kundërshtimet simbolike, para të premtes kur betohet Presidenti Thaçi, do t’i kryejë e vetme, pa dy partneret tjerë opozitarë VV dhe NISMA. Të paktën, deri me sot, “opozita e bashkuar” nuk kanë biseduar për ndonjë aktivitet të përbashkët që do të çonte në pengimin e ceremonisë së betimit të Presidentit të ri në Kuvend, ditën e premte, apo një ditë pas – ceremoninë e inaugurimit, e organizuar në sheshin kryesorë të Prishtinës.

Uji Dea

LEXO EDHE
Presidenti i Islandës refuzon kërkesën e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme
“Për aktivitete të përbashkëta nuk ka pas dakordim as ndonjë takime partive VV-AAK dhe NISMA, të paktën jo deri me sot”, i ka konfirmuar Gazetës Express, zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj.

“AAK, prej fillimi, e ka kundërshtuar në Kuvend dhe në rrugë zgjedhjen e Hashim Thaçit President, e me siguri se edhe gjatë këtyre ditëve ka me pas disa aktivitete simbolike nga AAK’ja. Ndërsa, për partitë tjera nuk e dimë si do të veprojnë”, thotë Nitaj.

Tutje, zëdhënësi i AAK’së tregon se deputetët e AAK’së fare nuk do të paraqiten në Kuvend, të premten kur jepet betimi i pasuesit të Atifete Jahajgës, para deputetëve. Kjo, sipas tij, pasi AAK’ja tashmë ka dalë nga kuvendi dhe se bojkotimin e seancave e ka të sqaruar dhe përfundimtar.

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë edhe Billall Shefifin e NISMA’s dhe zëdhënësin e VV’së, Frasher Krasnqin, por kontakti me të dytë ka qenë i pa mundur. Megjithatë, edhe të dy këta zyrtarë të partive opozitare, të martën në mëngjes, për media të tjera, kanë konfirmuar se opozita nuk ka paraparë asnjë aktivitet dhe se nuk janë koordinuar për të penguar apo kundërshtuar betimin e presidentit Hashim Thaçi. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.