Operacioni “Ylli” prangos gjashtë gjilanas

Gjilan – Gjatë këtij operacioni janë realizuar nëntë (9) kontrolle të lokaleve të ndryshme kryesisht në komunën e Gjilanit si: Kafiteria “Te Teta”, ”Fuda”, ”Mimoza”, ” City Bar”, “Leka XL”, ”Egzona”, ”Kosova”, ”Adriatika” dhe “Kometa” tha zëdhënësi Ismet Hashani.
Më 11 mars rreth orës 01:30, Njësiti i Hetimeve anti Trafikim me Qenie Njerëzore nga Shtabi Qendror që punon dhe vepron në Gjilan ka implementuar Planin Operativ të koduar “Ylli” me qëllim të preventimit, parandalimit si dhe arrestimit të personave të dyshuar si të inkriminuar në vepra të ndryshme penale tha Ismet Hashani.
Hashani tha se ky plan është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Njësinë për Migrim dhe te huaj nga Prishtina, Inspektoratin komunal në Gjilan (të punës, sanitar dhe të tregut), si dhe njësitet patrulluese sektoriale të stacionit policor në Gjilan.
Sipas tij gjatë këtij operacioni janë realizuar nëntë (9) kontrolle të lokaleve të ndryshme kryesisht në komunën e Gjilanit si: kafiteria “Te Teta”, ”Fuda”, ”Mimoza”, ” City Bar”, “Leka XL”, ”Egzona”, ”Kosova”, ”Adriatika” dhe “Kometa”.
Gjatë kontrollit janë identifikuar dhe arrestuar gjashtë (6) persona të kërkuar me letërreshtim (për raste të ndryshme), që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët nga ana e njësitit patrullues janë shoqëruar në stacionin policor në Gjilan ku dhe janë proceduar rastet veç e veç.
Gjithashtu gjatë implementimit të këtij plani janë identifikuar tetë ( 8) persona, (gjashtë femra dhe dy meshkuj) që të gjithë shtetas të Republikës se Shqipërisë, tek të cilët është dyshuar në parregullsi të dokumenteve të identifikimit, apo me saktësisht për shkelje të ligjit për të huaj dhe qëndrim në Kosovë.
Me këto raste është marrë ,,Njësia për migrim dhe të huaj” dhe në bazë të fakteve të gjetura do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
Inspektorët përkatës komunal do të përpilojnë raport të detajuar lidhur me faktet e gjetura.
Gjate gjithë kohës sa është zhvilluar ky operacion, ka qenë i informuar Prokurori i shtetit në Gjilan tha Hashani./rajonipress/