Hidromorava

Në Gjilan policia konfiskon para të falsifikuara, në Viti konfiskohen tri armë të gjata

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Raportohet se nga një person janë deponuar para të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, ndërsa pas intervistimit të personit mashkull kosovar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Viti janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të gjata, 110 fishekë dhe një karikator i zbrazët.

Mobi Casa

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës.

Gjithashtu në Gjilan është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi, me ç’rast është vjedhur një armë zjarri të cilën pronari e kishte me leje. Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/