GRANDEMALL

Opera Fallujah, beteja e brendshme e një veterani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Vepra muzikore mbështetet tek përvoja e një marinsi amerikan në Irak.

Vuajtjet e luftës janë në qendër të një opere që mund të shihet në internet dhe mund të vijë një ditë që të shfaqet në teatret e operas në Shtetet e Bashkuara. Vepra muzikore e titulluar Fallujah bazohet tek përvoja e një marinsi amerikan në Irak.

Eshtë financuar nga Explore, një divizion i Fondacionit Annenberg, një organizatë bamirëse e njohur për financimin e projekteve të medias. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton:

Opera “Fallujah” e ka marrë temën nga ngjarje të vërteta. Pasqyron 72 orë në jetën e një marinsi amerikan që kujton përvojën e luftës në Irak.Charlie Annenberg Weingarten

“Fallujah e ka marrë temën nga një nga betejat më vdekjeprurëse dhe kaosi që pason kur një ushtar bëhet shok me një djalë të ri mysliman, por të nesërmen kur e sheh do t’i duhet ta vrasë”.

Opera u vu në skenë dhe u incizua në Vankuver me ndihmën e një kompozitori profesionist dhe një libretisti. Për momentin po shfaqet pjesë-pjesë në internet.

Opera e mori frymëzimin nga përvoja e marinsit veteran Christian Ellis, një toger. Ai ndryshoi përgjithmonë nga ajo që përjetoi në Fallujah, në perëndim të Bagdadit në vitin 2004.

“Përdora shumë nga përvojat e mia personale që kishin të bënin me ndjenjat e vetëvrasjes, me momente të errëta dhe e kthyem në një formë që njerëzit të mund ta kuptonin”.

GRANDEMALL

Ellis u rrit me muzikën e operas dhe thotë se rrëfimi i histories së tij përmes këtij zhanri kishte aftësi ripërtëritëse.

“Më ka ndihmuar aq shumë saqë shpresoj që kjo lloj terapie të vihej më shpesh në dispozicion të veteranëve: muzika, i shprehuri”.

Luftrat në Irak dhe Afganistan ngrenë pyetje, thotë zoti (zonja) Weingarten.

“Ndërsa këtyre luftrave u vjen fundi, lufta që pason është ajo e kujdesit për ushtarët që kthehen në atdhe. Eshtë një cështje serioze. Kështuqë i ka të gjitha karakteristikat që duhet të ketë opera tradicionale”.

Christian Ellis thotë se për të dhe shokët e tij, lufta në terren mund të jetë duke përfunduar.

“Por lufta e brendshme është e papërfunduar”.

Beteja e brendshme përshkruhet në muzikën e operas Fallujah. Producentët shpresojnë ta vënë në skenë në Shtetet e Bashkuara.(VOA)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.