Eko Higjiena

Mëmnoni – poezi nga dorëshkrimet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Atdhe Geci

O lavdi e popullit tim, hero i gjithë atdheut
ka kohë që shpirt-zemra më është turbulluar
nga Iliada shqiptare e Kosovës së Atdheut
nga bukuri e një vashe dardane nga Gjilani

Të bukurën vashë dje e takova në Durrës
në brigjet e detit plotë dritë dhe plotë diell
isha vërtetë i lumtur për atë takim të çastit
një e mirë e botës sonë është dhe Deti Ilirik

Kjo frymë që fryn verë nga deti dhe toka
vet s´dashuron, po të tjerët i nxitë të puthen
Dea e Dardanisë me flokët ari dhe me krela
ia shton gjenin poezisë sime dhe poemave

UBT

Ajo vashë mua ma nalton poemën e poezinë
të vërtetën se si mbijetuam shqiptarët nëpër
kohëra, pse u mundëm aq keq nga fqinjët
ku është Iliada Atdheut në Ilirinë shqiptare!

Fjalës m´i del gjak në gojë dhe në kraharor
si ka mundësi që të jemi kaq të vogëluar
gjenisë së poetit s´ mund t´i ikin mendimet
Mëmnoni e di, sa të forta janë dallgët e detit!…

Atdhe Geci – poezi nga dorëshkrimet