KKGJILAN

OKB fshehu raportin ku thuhet se popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia për shkak të uraniumit të varfëruar?

/ 4 minuta lexim

Një tekst shokues që është publikuar së fundmi, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 ton të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor. E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’,

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara, raporton Kosovapress.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Mobi Casa

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbër nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

Ushqimi i rrezatuar

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë – misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor”.

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.