Mobi Casa

Ofrojnë ndihmë për gratë e pa streha

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan. Nazife Jonuzi ka thënë se kjo qendër, e cila luan një rol të rëndësishëm për ato gra që nuk e gjejnë përkrahjen dhe strehimin nga familjet e tyre, nuk është përkrahur asnjëherë nga asnjë pushtet apo institucion përkatës komunal, ndërsa kanë qenë vetëm organizatat joqeveritare, ato që kanë ofruar ndihmë.

Kjo qendër qysh nga viti 2003, strehon grat dhe të mitur të cilët keqtrajtohen fizikisht, duke i ofruar atyre kulm mbi kokë dhe përkujdesje.

Delegacioni i grave të Aleancës është pritur nga drejtoresha e kësaj qendre Nazife Jonuzi, e cila i ka informuar ato mbi statistikat e grave që gjejnë strehimin në këtë qendër.
“Nga statistikat e vitit të kaluar e deri më tani, në këtë qendër hyjnë dhe dalin rreth 180 gra, për të cilat ne kujdesemi dhe ofrojmë shërbimet e duhura. Qendra jonë në Gjilan mbulon 10 qendra në rajon, ndërsa gratë që vijnë këtu, zakonisht ndodhë të jenë pjesë e një shtrese të ulët të shoqërisë me problem si ekonomike poashtu edhe brenda familjare”, ka thënë drejtoresha e qendrës.

Kjo qendër, e cila luan një rol të rëndësishëm për ato gra që nuk e gjejnë përkrahjen dhe strehimin nga familjet e tyre, nuk është përkrahur asnjëherë nga asnjë pushtet apo institucion përkatës komunal, ndërsa kanë qenë vetëm organizatat joqeveritare, ato që kanë ofruar ndihmë.

UBT

Drejtoresha e kësaj qendre ka folur për kërkesat e tyre, duke nisur nga ndërtimi i një objekti me standardet e nevojshme, deri te ofrimi i qasjes në biznese të vogla nga të cilat këto gra mund të arrijnë t`i mbulojnë shpenzimet e tyre.

Duke i dëgjuar të gjitha këto halle, Aleanca e Gruas në Gjilan ka kërkuar bashkëpunim, ndërsa ka premtuar se do t`i përkrahin këto gra në forma të ndryshme edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, delegacioni i AGK-së i përbër nga kryetarja Ajtene Shahiqi, sekretarja organizative Xhylie Hajdari, ndërsa morën pjesë edhe nënkryetarja e Degës së AAK-së në Gjilan Mevlyde Zejnullahu dhe anëtarja e Aleancës së të Rinjve Arbresha Hajdari./rajonipress/