Eko Higjiena

“Ofertat” e MSH-së nuk janë zgjidhje për pacientët me leukemi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Familja e një 17 vjeçareje nga Prishtina është befasuar nga përgjigja që ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë, se nëse duan që ta dërgojnë vajzën e tyre të sëmurë për trajtimin e leukemisë në Turqi, duhet të presin dy-tre muaj derisa të bëhet një “kontingjent”.

“Sëmundja e saj, po avancohet shumë shpejt, siç e ka leukemia akute, dhe këtë më së mirë e dinë zyrtarët e Ministrisë, shumica e të cilëve janë mjek”, ka thënë për Koha Ditore, një i afërm i adoleshentes së sëmurë.

ARKATANA

Thotë se familja, ka rënë para një dileme shumë të madhe duke pritur “kontingjentin” e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që pastaj të sëmurën ta dërgojë për shërim në mënyrë grupore ku shpenzimet e udhëtimit do t’i mbulojë 100 për qind spitali turk pas një marrëveshje që ka arrit me MSH’në.

Tregon se ministria u ka ofruar dy mundësi, ose të presin derisa grupi të bëhet gati për nisje në Turqi ose familja t’i marrë 30 mijë euro nga fondi që është paraparë të jepet për një operacion që dërgohet jashtë vendit. “Në të dy rastet kemi shumë drojë”, ka thënë familjari i vajzës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.