Uji Dea

Oda Ekonomike Gjermane premton ndihmë e donacione të huaja për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Ismail Januzi, kanë pritur sot kryetarin e Odës Ekonomike Gjermane, Bardhyl Metaj, ku kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit ekonomik të Komunës së Gjilanit.

Në këtë takim është biseduar poashtu edhe për mundësitë e thithjes së investimeve të huaja, sidomos atyre gjermane. Me theks të veçantë, në takim u bisedua për krijimin e kushteve më të mira të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër, Gjermani e Austri.

Haziri e Januzi kanë kërkuar që përmes Odës të ftohen organizatat e fondacionet gjermane që të jenë prezent në investime në mikro regjionin Gjilan-Kumanovë-Preshevë, pasi kjo zonë përfshinë 17 komuna të Ballkanit perëndimor.

Mobi Casa

Nga ana e tij, Bardhyl Metaj është shprehur se Oda Ekonomike Gjermane do të mbështes zhvillimin e ekonomisë gjilanase me të gjithë kapacitetin e këtij institucioni, duke premtuar edhe ndihmë sa i përket finalizimit të partneritetit me organizata e fondacione të rëndësishme gjermane.

Ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjes për konferencën e donatorëve që do të mbahet muajin prill. Gjatë javëve në vazhdim, kryetari Haziri dhe drejtori Januzi pritet të takohen edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe të gjitha Odat tjera./rajonipress/