Objektet që nuk shfrytëzohen të lirohen nga tatimi në pronë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hysen Krivaqa, ka thënë se te tatimi në pronë hynë objektet e banimit, objektet industriale, dhe garazhet etj. Por, nga anëtarët e KPF-së, pati disa vërejtje për objektet që nuk janë duke u shfrytëzuar.

Satmifer Kryeziu, nga AAK, kërkoj nga Drejtoria e Arsimit, që në seancën e kuvendit të sillet një informatë për pranimin e punëtorëve arsimor për vitin akademik 2013/2014.

Ndërsa sa i përket shqyrtimit të Draft Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2014, ka folur zyrtari i lartë financiar, Naser Hashani. Për këtë pikë Sadushe Agaj, kërkoj nga Hashani që t’i shpjegoj ndryshimet nëpër kategori.

Fundamenti

Kurse, Bekim Arifi, PDK, kërkoj që të investohet edhe në fshatin Topanicë me ndonjë projekt për vitin e ardhshëm. Investime në këtë fshat kërkoi edhe Rexhep Morina, nga LDK, si në ujësjellësin e fshatit, edhe ndërrimin e kulmit të shkollës së këtij fshati.

Naser Hashani, zyrtar kryesor financiar, duke iu përgjigjur Sadushe Agajt, tha se sa i përket ndryshimeve nëpër kategori është se në mallra dhe shërbime kemi një rritje për vitin e ardhshëm krahasuar me këtë vit, ngase ka kërkesa të ndryshme të drejtorive, tek shpenzimet komunale edhe këtu kemi rritje, ngase, ndriçimi publik po bëhet nëpër fshatra dhe është kërkesë për rritjen e shpenzimeve për rrymën, ndërsa, tek paga dhe mëditje kemi një zvogëlim etj.

Po ashtu, u shqyrtua Propozim-Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi tatimin në pronë për vitin 2014, menaxheri i tatimit në pronë, Hysen Krivaqa, ka thënë se te tatimi hynë objektet e banimit, objektet industriale, garazhet etj. Por, nga anëtarët e KPF-së, pati disa vërejtje për objektet që nuk janë duke u shfrytëzuar./rajonipress/