ARKATANA

Obama: Pavarësia e Kosovës krejtësisht legale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar deklaratat e Presidentit, Barack Obama, rreth mbajtjes së referendumit në Kosovë për shkëputjen nga Serbia. Një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një përgjigje me shkrim agjencisë ruse të lajmeve, Itar Tass.

“Kur ka folur për Kosovën, presidenti ynë ka pasur në mendje situatën unike me të cilën Kosova e ka fituar pavarësinë. Ajo ka ndodhur pas viteve të tëra të negociatave dhe me një rol prijës nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë kjo zyrtare, transmeton KTV.

ARKATANA

Ajo ka shtuar se pavarësia ishte një nga opsionet e përmendura nga bashkësia ndërkombëtare.

“Me Rezolutën 1244 Kosova u vu nën administrimin e OKB-së që mundësoi negociata për statusin e ardhshëm të Kosovës, që përfshinte edhe mundësinë e pavarësisë. Për dallim prej Krimesë, në Kosovë kishte një proces të lirë demokratik të mundësuar nga OKB, e ku njerëzit e kishin mundësinë që të votonin për të zgjedhur Parlamentin e tyre, i cili në mënyrë legale e shpalli pavarësinë, pasi që të gjitha mundësitë e tjera u shteruan”, ka thënë zyrtarja amerikane. /Koha/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.